Parashqevi Simaku: Zgjodha vetë të rrija jashtë

Në një intervistë ekskluzive për gazetarin Blendi Fevziu, që transmetohet sonte në mbrëmje, ajo ka folur për periudhën kur jetonte në qiell të hapur në rrugët e New York-ut.

E pyetur për arsyet pse ndodhej në një situatë të tillë, Simaku reagoi me qetësi:

“Eja të shkojmë të kënaqemi, se njerëzit nuk duan të dëgjojnë të shkuara të harruara.”

Megjithatë, ajo nuk nguroi të zbulojë një pjesë të së vërtetës, duke shtuar:

“Isha jashtë sepse zgjodha të jem. Në atë kohë, qindra amerikanë ishin jashtë si unë.”

Rrëfimi i saj vjen pas zbulimit të një vendi publik në New York ku këngëtarja kishte qëndruar për një kohë të gjatë – një pllakë guri që i shërbente si strehë në diell, shi dhe borë.

Intervista pritet të sjellë emocione të forta dhe momente të papritura nga jeta e artistes që dikur elektrizonte skenat shqiptare.