Partia e Molliqajt në sondazhe mbetet mbrapa “Alternativës” së Kusari-Lilës

Rezultatet e sondazheve nuk po dalin të jenë miqësore me partinë më të zhurmshme opozitare, PSD-në.

Aktivitetet e tyre zakonisht bëhen virale, sikurse ishte rasti i gjuajtjes me miell të ministrit Hekuran Murati.

Por, në sondazhe dalin më keq se sa “Alternativa” e Mimoza Kusari-Lilës që nuk zhvillon asnjë aktivitet, por vetëm figuron në letër si parti në pushtet.

Gazeta Nacionale ka publikuar sondazhe përmes së cilave tregon se ku ndodhen partitë politike në Kosovë.

Për muajin shtator, Partia Socialdemokrate ka 0.1 për qind. Kjo parti ka pësuar një rënie nga muajt e kaluar.

Para saj është partia “Alternativa” e cila për muajin shtator ka 0.3 për qind, 0.2 për qind më shume se PSD-ja.