Partia e Socialistëve Evropianë, mbështet Hajrulla Çekun: Kandidati që i jep Prishtinës qeverisje të drejtë, të gjelbër dhe gjithëpërfshirëse

Partia e Socialistëve Evropianë (PES – Socialists & Democrats) ka shprehur mbështetje të fuqishme për kandidaturën e Hajrulla Çekut për kryetar të Prishtinës, përmes një letre të veçantë.

Në këtë letër, PES thekson se Çeku ka dëshmuar ndër vite përkushtim të thellë ndaj qeverisjes përparimtare, me përfshirje të qytetarëve dhe angazhim qytetar aktiv.

Ai shihet si udhëheqës që e kupton se qyteti nuk është vetëm infrastrukturë, por mbi të gjitha janë njerëzit, kultura, ëndrrat dhe e drejta e secilit për të jetuar me dinjitet.