Partitë politike dorëzojnë listat, kush nga “emrat e mëdhenj” mbeti jashtë
Në Komisionin Qendror Zgjedhor tashmë janë dorëzuar listat e të gjitha partive politike në vend, ku ka surpriza sa iu përket emrave.
Surpriza e këtyre listave ndoshta mund të jetë mungesa e tre-katër emrave shumë të përfolur, e emra të vjetër në kuadër të partive.
Lëvizja Vetëvendosje si për çudi vendosi që të lë jashtë dy emra: Besnik Bislmi dhe Liburn Aliu.
Bislimi duket se me marrëveshje pasi ai edhe shpërndau listën e përbërë me emra të tjerë, ndërsa Aliu duket se me qëllim që të bëhet e qartë prishja me Kurtin.
LDK-ja la jashtë një prej emrave më të zëshëm ndër vite, Agim Veliun, ani pse ai pak javë më parë tha se s’ka forcë që e largon nga LDK-ja.
Edhe Skender Hyseni, gjithashtu u la jashtë liste, ndërsa u rikthye Ismet Beqiri.
E në PDK si rrallë herë këtë vit mungon Adem Grabovci, një prej figurave më të lakuara ndër vite në këtë parti.
Por tani në këtë listë është nipi i tij, Valon Grabovci.
Partitë politike kanë kohë për të nisur fushatën, edhe pse jo zyrtarisht veçse e kanë nisur.
Zgjedhjet e 9 shkurtit do të jenë mjaft interesante dhe të rëndësishme për vendin.
Mbetet të shihet se kujt do t’ia besojnë qytetarët e Kosovës votën e tyre.

