Pas 205 orëve nën rrënoja, nxirret e gjallë një grua në Turqi
Mediat turke raportojnë sot se një grua u nxor e gjallë nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara shkaku i tërmeteve që kanë goditur shtetin turk dhe sirian.
Ajo thuhet se ka qenë nën mbetjet e një ndërtese të shembur në qytetin jugor të Hatay për rreth 205 orë.
Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën e tyre në të gjithë Turqinë dhe Sirinë, raporton skynews.
Ndryshe, numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri ka arritur në 38,000 të martën, me 31,974 vetëm në Turqi.

