Pas 45 viteve në shërbim të pacientëve, pensionohet infermierja gjilanase Zoja Salihu
Pas më se 45 vitesh në shërbim dhe përkujdesje ndaj pacientëve, është pensionuar infermierja gjilanase Zoja Salihu.
Zoja filloi për herë të parë punën si infermiere në shërbimin e ish-Shtëpisë së Shëndetit në Gjilan (tani QKMF) në vitin 1979.
Kohët e fundit ka punuar si infermiere e vizitave shtëpiake, kryesisht te pacientët me sëmundje kronike.
Me natyrën e saj të qetë dhe humane, Zoja ka luajtur rol të jashtëzakonshëm për vite me radhë në ruajtjen dhe përparimin e shëndetit të qytetarëve.
QKMF në Gjilan organizoi një ceremoni me rastin e pesnionimit të infermieres, ku ajo u urua e u falënderua për kontributin e saj ndër vite, duke i dëshiruar shëndet të plotë në vazhdim të jetës.

