Pas 6 vitesh martesë, Kim Kardashian dhe Kanye West janë në prag divorci!
Sipas disa mediave, Kim Kardashian dhe Kanye West janë pranë divorcit, pas një martese 6-vjeçare.
Page Six raportoi më 5 janar se Kardashian kishte punësuar avokaten e divorceve, Laura Wasser dhe se çifti janë në bisedime për procesin e ndarjes.
“Ata po përpiqen të mos merret vesh asgjë, por kanë mbaruar punë më njëri-tjetrin”, tha një burim për revistën.
People raportoi gjithashtu se ylli i Keeping Up with the Kardashians “po përgatitet për divorc”.
“Kanye e di që për Kim ka marrë fund. Ajo i tha se do pak hapësirë për të parë se ç’do bëjë në të ardhmen”, shprehet një burim tjetër.
Spekulimet se çifti i famshëm kishte probleme në martesë kanë qarkulluar prej muajsh, por morën dhe më shumë vëmendje gjatë kohës kur Kanye mbante fjalime për kandidimin e tij presidencial.

