Pas 7 vjetësh të votimit të Rezolutës, Qeveria vendos për hapjen e Zyrës për Luginën

Pas shtatë vjetësh të votimit në Kuvendin e Republikës të Rezolutës për të drejtat e shqiptarëve në Preshëve, Bujanoc dhe Medvegjë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për funksioniomin e Zyrës rreth ofrimit të asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës, raporton Mediafokus.info.

Vendimi është bërë public sot në mbledhjen e Qeverisë nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

“Zyra formohet që të ofrojë një drejtor dhe që automatikisht i përgjigjet Zyrës së Kryeministrit të Kosovës. Qeveria e Kosovës angazhohet që të marr masa për lehtësimin e masave për jetën e qytetarëve atje, gjendje. Në arsim, furnizimi i bibliotekave në Luginë, mbështetje aktiviteteve, mbështetje medieve dhe OJQ-ve lokale”, ka deklaruar Selmanaj./Mediafokus.info/