Pas divorcit me Bleron, Teuta Krasniqi i jep fund edhe martesës së dytë?!
Çifti Teuta Krasniqi dhe Adonis Mornina raportohet se po kalojnë një krizë në marrëdhënien e tyre, shkruan panorama.al
Sipas burimeve për “Prive”, çifti i njohur po përballen prej disa kohësh me probleme në marrëdhënien e tyre, por kanë preferuar ta mbajnë larg syrit të publikut.
Detaji i cili e përforcon më tepër këtë dyshim është mungesa e postimeve të përbashkëta në rrjetet e tyre sociale.
Dyshja, të cilët janë martuar 8 vite më parë dhe janë prindër të një vajze së bashku, nuk ka bërë asnjë deklaratë apo reagim lidhur me këtë thashethem.
Ajo që dihet me siguri është se Adonis dhe Teuta kanë qenë një nga çiftet më të dashura në syrin e publikut.
Për sa i përket aktores, Teuta Krasniqi, ajo ka pasur një romancë 13-vjeçare me këngëtarin e njohur Blero Muharremi.
Ish-çifti i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2014, ndërsa janë prindër të një vajze, Tara.
Gjatë një interviste për ‘Sol’ disa kohë më parë, Teuta tregoi se ndarja nuk ka qenë aspak e lehtë për të, ndërsa tha ka përjetuar ankth dhe depresion nga divorci me këngëtarin, duke treguar se i ati ishte mbështetja e saj më e madhe.

