Pas djalit 18-vjeçar, betejën me virusin e humb edhe babai i tij

Dje ndërroi jetë djali 18-vjeçar, ndërsa sot vdiq edhe babai i tij, po ashtu nga virusi Korona, i cili po merr jetë çdo ditë e çdo orë.

As Luftar Seiti nga Memealiaj nuk arriti dot që të fitonte betejën me Covidin dhe ditën e sotme ndërroi jetë në spital.

Mushkëritë e 18-vjeçari ishin prekur qind për qind nga kovid kur kishte mbërritur në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe kjo bëri që i riu të humbiste jetën, edhe pse nuk kishte sëmundje shoqëruese.