Pas dy dekadash karrierë, sekretari i LDK-së e lë politikën
Sekretari i LDK-së në Gjilan, Arben Mehmeti, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti pas dy dekadash karrierë, raporton Mediafokus.info.
Mehmeti nuk ka aderuar në një parti tjetër, siç shpesh jemi mësuar të shohim, por është zgjedhur anëtar i Këshillit të pavarur mbikëqyrës për shërbim civil të Kosovës.
“Nga sot jashtë politikës dhe se nuk do të jem anëtar i asnjë partie politike por ndihem i privilegjuar dhe i nderuar për të kaluarën time politike, fokusi tash e tutje në fushën profesionale! Faleminderit shumë për të gjithë ata/ato që më ndihmuan për rrugëtimin e ri profesional. Faleminderit shumë kuvendit të Kosovës dhe deputetëve për mbështetjen e tyre në përzgjedhjen anëtar i këshillit të pavarur mbikqyrës për shërbim civil të Kosovës”, ka shkruar Mehmeti, në profilin e tij në Facebook./Mediafokus.info/

