Pas dy javësh në liri, kapet nga policia i arratisuri nga burgu i Smrekovnicës

Pas gati dy javësh në liri, si i arratisur nga burgu, sot mëngjes policia në Mitrovicë ka arrestuar personin i cili ishte në kërkim dhe e ka rikthyer atë në burgun e Smrekonvicës.

“Pas procedurave të nevojshme, i arrestuari N. M., 31 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar tek autoritetet e SHKK-së në Qendrën Korrektuese në Smerekovnicë”, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv).