Pas gati dy vitesh punime, asfaltohet rruga mbi urën e Badocit

Projekti i ndërtimit të urës te Liqeni i Badovcit po shkon drejt finalizimit, pas gati dy vitesh punime.

Sot, kompania e angazhuar nga Ministria e Infrastrukturës ka vendosur shtesën e asfaltit mbi urë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri Hysen Durmishi.

“Sot është vendosur shtresa e asfaltit në urën në Badoc”, tha Durmishi.

Zëvendësministri tha se ura pritet të hapet për qarkullimin e automjeteve së shpejti.

“Ka filluar vendosja e sinjalizimit vertikal dhe posa të përfundoj edhe sinjalizimi horizontal ura do të hapet për qarkullimin e automjeteve”, ka thënë ai.

Kontrata për “Ndërtimi i urës në rrugën nacionale N25.2, segmenti Prishtinë – Gjilan, lokacioni te Liqeni i Badovcit” është nënshkruar me 10 janar të këtij viti.

Ajo, është vendosur jashtë funksionit që nga prilli i vitit 2023 për shkak të rrezikut.

Vlera e këtij projekti, për të cilin është angazhuar kompania “Dreni Inginiering”, është 468 mijë e 522 euro.