Pas krisjes së madhe, Gjesti dhe Egli në një darkë të përbashkët

Besart Kelmendi, i njohur me nofkën Gjesti i ka kërkuar Vëllait të Madh një darkë me Egli Takon, për t’u sqaruar për të gjitha gjërat që kanë ndodhur mes tyre.

Ai u tregua i ndërgjegjshëm për të pranuar gabimin në raport ma banoren dhe i kërkoi falje asaj për gjithçka. “E di, që as unë nuk jam i pastër”, tha ai.

Megjithatë, këngëtari theksoi se është ndjerë mirë me të dhe se ka qenë një krahë për të.

“Jam përshtatur me ty në shumë gjëra, t’i kam thënë të gjitha gjërat se e kam ditur që ti nuk mi përdor. Të kam thënë të kam në krahë, më është ndenjur me ty. Më shumë se kam qeshur me ty me askënd tjetër se ka qenë energjia”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Unë e di që ti, ti duke dashur shumë shkoi në ekstrem. Kujdesi i madh ndaj meje. Simptomat e tua ato duke qarë duke i hyrë fellit. Rashë në depresion. Po ndjej diçka për ty, kurrë në jetë”.

“E ke moshën, e di. Më fal. E di që ke tjera mendime, por më fal. Unë jam ky njeri. Nuk mendoj shumë, vetëm futem. Kurrë nuk mendoj se çka më pret pas. Më fal. E di që e do një djalë serioz, që do me çu jetën me dikë. Si motra ime, ka dëshirë të krijoj familje. Po të kuptoj, por kuptom edhe ti mua. Energjinë e mirë kur e kam me një njeri vuaj për atë njeri”.

“Të kërkoj falje për lotët e tua, kam pasur gabime. Nuk e lë veten të pastër. Prezenca e jote më ka munguar në shtëpi, nuk mund të ma mohosh, as që jam kënaqur me ty. Ka qenë energjia”, shtoi ndër tjerash.