Pas lajmeve për largim nga LVV, flet Ismajl Kurteshi

Pas lajmeve në disa portale të cilat kanë shkruar për largimin nga LVV të Ismajl Kurteshit, ka folur ish-deputeti i LVV’së, raporton Mediafokus.info.

Përmes një reagimi në Facebook, Kurteshi ka mohuar të jetë larguar nga partia e Albin Kurtit.

“R E A G I M. E njoftoj opinionin publik, se lajmi i publikuar sot, nga disa portale, se  gjëja  unë jam larguar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk është i vërtet”, ka shkruar Kurteshi.

Ish-kryetari i LVV’së, Ismajl Kurteshi, nuk ka marrë votat e mjaftueshme për t’u kandiduar për deputet, pas zgjedhjeve të brendshme të kësaj partie në Gjilan, ku mori vetëm 30 vota.

Ndryshe, LVV në Gjilan ka njoftuar para pak çastesh se ka nominuar për kandidatë për deputë tre veta: Arbëreshë Kryeziu-Hysenin, Arjeta Rexhepin dhe Luan Aliun./Mediafokus.info/