Pas ndarjes nga Afrona, Blero e quan mbretëreshë kolegen e tij

Ka tash e sa ditë që në mediat flitet për një ndarje të mundshme mes këngëtarit Blero dhe modeles Afrona Dika.

Dyshimet lindën nga fakti se dyshja i kanë larguar të gjitha fotografitë e përbashkëta në rrjetet sociale.

Mësohet se arsyeja e ndarjes duket të ketë qenë distanca mes çiftit, pasi dyshja kanë shtetësi të ndryshme.

E pak ditë pas ndarjes nga Afrona, Blero është shfaqur në krahët e këngëtares, Era Istrefi.

Në disponim të mirë, Blero nuk heziton ta quaj ‘mbretreshë’ Erën.

Ata duket se kanë një shoqëri të vjetër, të cilën nuk hezitojnë ta shfaqin edhe në publik.