Pas pesë ditësh gjendet vajza e zhdukur, thotë se është dhunuar nga një mashkull
Një vajzë e zhdukur para pesë ditësh është paraqitur në orët e para të ditës së sotme në stacionin policor në Gjakovë, ku ka deklaruar se ka qenë e dhunuar nga një mashkull.
Policia njofton se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
PERSON I ZHDUKUR – I GJETUR/DHUNIM /Gjakovë 26.08.2021 – 00:05. Më 31.08.2021 është paraqitur në stacion viktima femër kosovare që ishte raportuar e zhdukur dhe e njëjta ka deklaruar se ka qenë e dhunuar nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në hetime, thuhet në njoftimin e policisë.

