Pas sherrit me gruan, i gjenden edhe armë në shtëpi
Një person në Gjilan, i cili ka shkaktuar sherr me gruan e tij, tani, pos ‘dhunës në familje’ duhet të përgjigjet edhe për ‘posedim i paautorizuar i armës’, pasi që policia ka gjetur në shtëpinë e tij një pistoletë dhe disa fishekë.
Gjilan 28.05.2021-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti ka sulmuar, rrahur dhe kanosur me armë viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa njësitet policore (me urdhër të GjPP-së) gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë, një karikator, 19-fishekë cal-9 mm, dhe 3-fishekë cal-7.65 mm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)

