Pas tragjedisë në Gjilan, Lutfi Haziri mban konferencë të jashtëzakonshme
Pas tragjedisë që ndodhi sot në Gjilan, ku mbetën të vdekur pesë anëtarë të një familje, kreu i kësaj Komune, Lutfi Haziri, ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media.
“Ju njoftojmë se kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri, mban konferencë të jashtëzakonshme për mediat, pas tragjedisë që ndodhi sot në Gjilan, ku humbën jetën pesë persona. Konferenca mbahet më fillim në ora 16:00, në Zyrën e Kryetarit”, thuhet njoftimin për media të Komunës së Gjilanit./MediaFokus/

