Pasagjerit në taksi i grabiten 2500 euro
Dy persona në Vushtri janë grabitur derisa po udhëtonin me taksi nga një person i panjohur, i cili ka hipur në makinë gjatë rrugës.
Njërit prej viktimave i janë marrë 2500 euro si dhe dokumente personale.
I dyshuari dhe taksisti, që në këtë rast dyshohet se kanë bashkëpunuar, janë larguar me shpejtësi në drejtim të pa njohur.
Rr. Viciana, Vushtrri 04.07.2022 – 21:35. Dy meshkuj kosovarë kanë njoftuar policinë se pasi kanë hipur në një veturë taxi gjatë rrugës taksisti e ka ndaluar veturën për ta marrë edhe një udhëtar dhe i njëjti posa ka hyrë në veturë u ka hedhur sprej syve viktimave dhe nga njëri prej tyre ka marrë me forcë portofolin ku kishte 2500 euro para dhe disa dokumente personale dhe më pastaj në bashkëpunim me taksistin janë larguar me shpejtësi me veturë në drejtim të panjohur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime, thuhet në njoftimin e policisë.

