“Pata një moment shumë të vështirë” – Gjesti deklarohet pas zarfit të zi
Pas leximit të zarfit të zi në Big Brother VIP Albania, i cili konfirmoi shkeljen e rëndë të rregullave nga Gjesti, këngëtari i repit nga Kosova, është deklaruar mbi veprimin e tij për të dalë nga shtëpia.
Ai pranoi se kishte kaluar një moment të vështirë emocional, duke përmendur se ndjehej i ngarkuar nga dy persona brenda shtëpisë, ndonëse nuk i përmendi me emër.
“E pata një moment të vështirë, jam duke marrë ngarkesë të madhe prej dy personave brenda që s’po ma kupton askush. E di që kam thyer rregulla, i kërkoj falje Vëllait të Madh. Edhe krejt publikut që ndoshta është shqetësuar për gjendjen time, por mirë jam. Pata një moment shumë të mirë”, u shpreh ai.
Në të vërtetë, BBVA është kthyer në një shtëpi të çuditshme. Produkcioni “amnistoi” shkelësit e rregullave të shtëpisë dhe i riktheu prapë ata brenda, edhe pse vetë i kishte larguar me zarf të zi.
Kjo nënkupton se aty rregulla nuk ka, por ka interesa të produkcionit.

