PD-AKR dhe Iniciativa për Familjen arrijnë koalicion parazgjedhor
Partia e Drejtësisë ka arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhor me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe Iniciativën për Familje, për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.
Mediafokus merr vesh se marrëveshja është dorëzuar në KQZ, pasi që sot ka qenë afati i fundit për dorëzimin e koalicioneve.
AKR dhe PD janë partnerë të kahmotshëm politik, kurse në Iniciativën Qytetare për Familjen pritet të jenë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, intelektualë dhe figura të njohura politike kosovare.

