PD i fton qytetarët e Gjilanit ta shfrytëzojnë të drejtën e votës
Partia e Drejtësisë (PD) në Gjilan fton qytetarët të shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të dalin masovikisht për të votuar.
Kryetari i degës Skender Berisha, uron që ky proces i votimit të përfundojë sa më mirë dhe të jetë shembull edhe për të tjerët.
“Kjo ditë është e një rëndësie të veçantë, ngaqë vendoset për të ardhmen, për zhvillimet politike, ekonomike, sociale por edhe zhvillimit të qytetit në të gjitha fushat në katër vitet e ardhshme”, ka thënë Berisha.

