PDK: Aty ku involvohet Kryetari i Komunës, dështimi është i garantuar!

Riad Rashiti

Klubi i Basketbollit “Drita” në komunën e Gjilan kishte një histori të jashtëzakonshme dhe e gjitha Komuna e sportdashësit mburreshim me rezultatet e arritura.

Mbajmë mend kur palestra e sporteve stërmbushej nga adhuruesit e basketbollit.

Mirëpo, mê në fund u desh që në krye të Gjilanit të vij një kryetar komune i cili, pos që po dështon në të gjitha projektet që fillon, ai u involvua edhe në sport dhe kësaj radhe konkretisht në basketboll.

Rezultati i angazhimit të tij nuk zgjati dy muaj dhe tanimë u shua klubi.

Kujtojmë se Kryetari i Komunës më 13 gusht të këtij viti doli me një postim: “KB Drita drejt sukseseve të reja”.

Në vazhdim ai shtoi: “Më në fund, pas një angazhimi të gjatë e aspak të lehtë, K.B. DRITA tashmë ka zgjidhur problemin financiar.

Bashkërisht po synojmë majat e basketbollit vendor. Shumë shpejt K.B DRITA rikthehet me basketboll cilësor e atmosferë të zjarrtë”.

E TASH KEYETAR CILI DO TË JETË KOMENTI JUAJ? A U ARRITËN MAJET E BASKETBOLLIT?

A U RIKTHYE ATMOSFERA E ZJARRTË?
Sigurisht që jo, klubi u shua!!!

Përndryshe, për më keq, u shkua aq larg saqë KB”Drita” u shua fillimisht si klub si OJQ dhe u pastaj u privatizua duke u regjistruar si biznes i ri, që do të thot se historiku i këtij klubi u shua përnjëherësh dhe e kaluara zyrtarisht nuk mund të rikthehet.

Pas kësaj, filloi kampionati i rregullt dhe klubi fare nuk mori pjesë në dy ndeshjet e para kampionale, e që automatikisht e humb të drejtën e vazhdimit të kampionatit. Tani jo vetëm që elimonohet nga garat, por do të ketë sanksione tjera nga FBK.

PDK-Dega në Gjilan, shpreson se ky kryetar nuk ka takuar edhe klube tjera, sepse do ti gjej fati i njejtë!

PDK-Dega në Gjilan shpreh keqardhjen e shuarjes së këtij klubi, por edhe kërkon llogaridhënie për të gjithë ata të cilët u involvuan në këtë rast.