PDK dhe zgjedhja e Presidentit – vendit i duhet një kandidat që përfaqëson frymën kushtetuese

Izmi Zeka

Edhe pse ka ende kohë për zgjedhjen e Presidentit, PDK duhet të propozojë një kandidat që përfaqëson frymën kushtetuese dhe qëndron mbi interesat partiake.

Ky propozim do të ndihmonte në tejkalimin e ngërçit politik dhe do t’i siguronte Kosovës një President që respekton Kushtetutën dhe qëndron mbi ndarjet mes pozitës dhe opozitës.

Presidenti duhet të jetë garantues i Kushtetutës, jo i interesave partiake.

PDK i shërben kështu Kosovës dhe stabilitetit të saj politik.

…………..

Autori është ish-zëvendësministër i Brendshëm