PDK dorëzon kallëzim penal ndaj Hekuran Murtatit

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Hekuran Muratit dhe Enis Spahiu, u.d. Sekretar i Ministrisë së Financave.

Ky kallëzim penal pretendon se Murati e Spahiu kanë bërë “Shkeljen e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës” nga neni 190, “Cenimin e të drejtave në marrëdhëniet e punës” nga neni 218, “Cenimin e të drejtës në grevë” nga neni 221, në lidhje me nenin 414 “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, i Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.

Në kallëzimin penal thuhet se pavarësisht përpjekjeve dhe takimeve të shumta me qeverinë, kjo e fundit asnjëherë nuk i mori seriozisht kërkesat e SBASHK dhe as pasojat nga vonesa e fillimit të vitit shkollor.

Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

“Kemi bë kallezim penal unë si deputet i Kosovës ndaj ministrit të Financave, Hekuran Krasniqi dhe Enis Spahiu, ud Sekretar i Ministrisë së Financave, ndaj kësaj ministrie po ashtu për mos ekzekutimin e pagave ndaj mësimdhënëseve ne Republikën  e Kosovës, ky akt konsiderohet i paditshem i ministrit Murati dhe sekretarit të  përgjithshëm   të kësaj ministrie dhe arsyet,  çështjet të cilat bien ndesh me ligjin ne i kemi cekur në kallëzim penal“.