PDK thërret konferencë për media para Kushtetueses

PDK ka thirrur konferencë për sot tek Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Kjo është njoftuar përmes një komunikate për media, në të cilën nuk janë dhënë arsyet e thirrjes së kësaj konference, shkruan lajmi.net.

Para mediave do të flasë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Konferenca do të mbahet në orën 09:30.