Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për këshilltarin e tij dhe vëllain e Fitore Pacollit
Faton Peci, ministër i Bujqësisë i ka “rënë pishman” për grantet që i dha këshilltarit të tij Naim Huruglica dhe vëllaut të deputetetes së VV`së Fitore Pacolli.
Në dy dokumentet që ka siguruar Periskopi, shihet se të dy grantet për këshilltarin dhe vëllaun e Fitore Pacollit janë anuluar.


Këto vendime te Faton Pecit vijnë në kohën kur presion publik ka qenë mjaft i madh.
Madje është kërkuar disa herë dorëhqeja e tij.
LDK tashmë ka deponuar një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për këtë çështje.

