Peci e çon Kurtin në arat e “tifozit” të GUXO, Xhemë Beqiraj, presin e hanë edhe bostan

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin, sot kanë qëndruar në Suharekë ku kanë ndjekur nga afër korrjen e grurit në arat e fermerit, Xhemë Beqiraj, shkruan express.

Beqiraj ishte kujdesur që për Kurtin e Pecin të sillte dhe dy bostanë, të cilët kreu i LVV-së e bashkëkryetari i GUXO-së, i kanë prerë e shijuar.

Xhemë Beqiraj në vitin 2023 figuron si përfitues i një granti prej 100 mijë euro.

Në vitin 2024 ai është parë në tubimin e GUXO-s në Suharekë, kur kjo parti kishte themeluar degën.