Peci edhe të dielën në terren

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rual, Faton Peci, edhe gjatë së dielës ka dal në terren.

Ai e ka vizituar familjen e Emin Gashi, nga fshati Sibovc të Obiliqit.

Me këtë rast Peci tha se ka parë nga afër zellin dhe përkushtimin e kësaj familje.

“Nuk ka vlerësim a kënaqësi më të madhe për mua si Ministër sesa kur vlerësohesh nga një familje e ndershme e punëtore që i kanë dhënë Kosovës tre ushtarë të UÇK-së e një dëshmor, e që për më tepër kur dëgjon nga ata teksa bëjnë dallimin e mënyrës së drejtimit të sektorit të bujqësisë më parë dhe drejtimit aktual”, tha Peci.

I pari i MBZHR-së theksoi se e ka njoftuar kryefamiljarin me mbështetjen që do ta ofroj institucion që ai drejton.