Peci shkarkon këshilltarin, u dënua për falsifikim votash

Osmani u dënua me 1 mijë e 500 euro gjobë teksa edhe e pranoi fajësinë për falsifikim të rezultateve të votimit, njofton Klankosova.tv.

“Shumë shkurt, personi në fjalë nuk do të jetë pjesë e kabinetit prej muajit të ardhshëm”, tha Peci në konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë.

Më 24 janar të këtij viti, Gjykata Themelore në Mitrovicë e shpalli fajtor Enis Osmanin për “falsifikim të rezultateve të votimit” të vitit 2017.