Pedagogia: Pse të mos bëhet një plazh për gratë me mbulesë afër Durrësit?
Tafçiu theksoi se ajo vet ndihet mirë me veshjen e posaçme të grave myslimane në plazh dhe nuk pranon të paragjykohet për zgjedhjet e saj.
“Po flasim për një shoqëri demokratike, që themeli i shoqërisë demokratike është diversiteti kulturor. Në momentin që ti shkel liritë themelore, individuale normalisht që ti minon konkretisht vet të gjithë sistemin e jetës demokratike.
Nëse unë shkoj në një plazh që nuk ka njerëz si unë, e di shumë mirë që do të paragjykohem sepse ata nuk e kanë problemin me veshjen time, e kanë me islamin në tërësi.
Përse në vend që t’ua mohosh të drejtën e plazhit grave myslimane dhe të bësh diskriminim nuk iu krijon mundësi për t’i shijuar plazhet dhe bukuritë e natyrës? Siç e ka Turqia, ka vende specifike për gratë myslimane.
Një ndër plazhet që ne myslimanët frekuentojmë është Spilleja. Ka plot mënyra dhe forma se si unë ta shijoj jetën dhe të shfrytëzoj hapësirat publike,” – u shpreh Tafçiu, për “Good morning Albanians” në Euronews Albania.
Jo pak herë vajzat dhe gratë myslimane janë paragjykuar në plazh për faktin që zgjedhin të jenë të mbuluara me burka.

