Pejani arrestohet për privim të kundërligjshëm të lirisë së një shtetase të huaj
Një person në Pejë është arrestuar për privim të kundërligjshëm të lirisë të një shtetaseje të huaj.
PRIVIM I KUNDËRLIGJSHËM I LIRISË
Pejë 01.03.2022 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte privuar nga liria viktimën femër shtetase e huaj. Sipas viktimës, i dyshuari kishte ushtruar edhe dhunë fizike ndaj saj. Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancave narkotike të llojit Marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.

