Pendohen kur bëhet vonë: ‘Bëra gabimin më të madh në jetë, tani po vuaj’

Një nga pacientet e shtruar në spitalin infektiv thotë se ka bërë gabimin më të rëndë që nuk është vaksinuar. Ajo shprehet se burri i saj i cili u vaksinua nuk u infektua.

“Kam bërë gabimin më të madh në jetë dhe po vuaj sot. Prandaj njerëz vaksinohuni sa më shumë. Burri i vaksinuar nuk u sëmur, unë e pavaksinuar u sëmura rëndë.

“Vaksinohuni dhe mos hezitoni” thotë një tjetër pacient.

Kujtojmë që ditët e fundit rastet me Covid janë shtuar, ku ka pasur edhe humbje jete. (foto arkiv)