Pengesat në sheshin e Gjilanit janë bërë të domosdoshme
Pengesat në sheshin e qytetit të Gjilanit, siç duket janë bërë të domosdoshëm, sa për të ngadalësuar lëvizjet me shpejtësi të trotinetëve elektrikë dhe biçikletave, e që janë bërë makth për qytetarët që dalin për shëti, por edhe me fëmijet e tyre.
Jo rrallë ndodhë që përplasja me qytetarë nga trotinetët elektrikë, që ngasin me shpejtësi sjell aksidente dhe trauma tek fëmijet.
Është i papranueshëm ky ritëm i rritjes së ngasjes në shesh të trotinetëve dhe biçikletave me shpejtësi.
Organet e rendit asnjëherë nuk janë prezentë në këtë pjesë të qytetit ku frekuentojnë mijëra qytetarë nga mëngjesi e deri në orët e vona.
E vetmja alternativë siç duket ka mbetur, të vendosen pengesa që pengojnë lëvizjen e trotinetëve elektrikë dhe biçikletave me shpejtësi, por që nuk janë pengesë për lëvizjen e lirë të qytetarëve (këmbësorëve).
Edhe vendosja e shenjave të ndalesës në hyrje-dalje për mjete që lëvizin me shpejtësi, do të ndihmonte gjendjen kaotike.
Pengesat e ulëta që pamundësojnë lëvizjen me shpejtësi të çfarëdo mjeti, për një periudhë, do të jepnin sinjalin se nuk lejohet shpejtësi në këtë pjesë dhe më pas të rishikohet heqja apo vazhdimi i këtij vendimi.
Vendimet do të duhej të jenë në dobi të qytetarëve që frekuentojnë këtë pjesë të bukur të qytetit dhe mos të lejohet të nëpërkëmbet nga secili që i teket mëngjes dhe mbrëmje.
Gjithashtu të largohen nga mesi i sheshit edhe vendosja e lojërave që pengojnë lëvizjen e lirë.
Autor: Msc. Skender Berisha

