Pensionet Shefki Daku, zyrtar i lartë në Gjykatën Themelore në Gjilan

Pas një pune 22-vjeçare në Gjykatën Themelore në Gjilan, është pensionuar sot Shefki Daku, referent i lartë.

Në vitet e rezistencës, Daku ka punuar profesor në shkollën e mesme “Marin Barleti’, drejtimi juridik-ekonomik.

Për katër vite, Daku ka qenë kryetar i Sindikatës në Gjykatën Themelore në Gjilan dhe anëtar i Kryesisë Qendrore të Sindikatës së Organeve të Drejtësisë në Kosovë.

Para lufte, Daku është marrë me aktivitet politik.

Edhe pse me mbi 23 vjet stazh pune, Shefki Daku, sikur edhe shumë të tjerë, duhet të shkojnë në pension me 100 euro, meqë Kosova nuk ka arritur ende ta rregullojë këtë çështje, 16 vjet pas pavarësisë dhe 24 vjet pas çlirimit. /Mediafokus.info