Pensionistja nga Gjilani i drejtohet qeverisë: Jemi të privuar nga të drejtat elementare
Pensionistja nga Gjilani, Makfire Uzunaliq i është drejtuar me një letër publike Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, për ta rikujtuar se kjo kategori është e privuar nga të drejtat elementare për një jetë normale, sikurse moshatarët e tyre në shtetet tjera.
‘Në cilsine e Ambasadores per Paqe nga radhet e pensionisteve kontributpagues, po ju drejtohem me nje fjalor respekti dhe te zgjedhur, duke apeluar qe me tere stafin e juaj t`i qaseni shume serozisht permiresimit te gjendjes sociale-ekonomike si dhe ndryshimeve pozitive te statusit dhe dinjitetit te kesaj kategorie.
Qe 22 vite kjo kategori e ka humbur statusin, dinjitetin dhe trajtohet si kategori sociale. Nje numer i konsiderueshem i tyre jane pa perkujdesje familjare, pa kurfare burimi tjeter financiar. Ata qe gezojne pensione familjare jane ne gjendje te rende financiare.
Kjo gjendje e rende u eshte keqesuar edhe ma teper nga e keqja tjetër qe ka pekur tere globin-pandemia.
Institucionet me te larta shteterore, shume pak kane kontribuar qe kjo kategori ta kete tretmanin e merituar ne çdo aspekt per punen e bere me vite.
Ne jemi te privuar nga te drejtat elementare per nje jete normale si koleget tane ne shtetet fqinje dhe ato evropiane.
Prandaj, Minister i nderuar dhe Deputetë te Parlamentit, kthejuni realitet duke i dhene proritet zgjidhjes se shume problemeve me te cilet po ballafaqohen, sidomos kategorite e te rinjve dhe atyre qe kontribuan gjate karieres se tyre qe ditet e pleqerise t`i kalojne pa halle dhe pa brenga, t`i shijojme frytet e lirise pa diskrimin e te mos ndahemi ne te pasur dhe te varfer’, ka shkruar Makfire Uzunaliq, nje aktiviste shumevjeçare per te drejtat e grave dhe pensionisteve.

