Pensionohen dy infermiere shembullore të Spitalit të Gjilanit

Pas shumë viteve në shërbim të pacientëve, janë pensionuar dy infermieret shembullore të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, Hanmije Rexhepaj dhe Drita Rexhepi.

Menaxhmenti i Spitalit ka vlerësuar kontributin e tyre në shêrbim të pacientëve në Ambulancat Specialistike dhe repartet e tjera.

Me këtë rast, infermieret u nderuan me mirënjohje dhe urime për pensionimin dhe ditëlindjen e tyre të 65-të.

Kurse Rafet Rexhepaj ka bërë edhe një dedikim për bashkëshorten e tij, Hanmijen, e cila ka shërbyer 44 vite në shëndetësi.

“Une e gjithë familja jone s’kemi mundur te kerkojme ndonje shembull me te mirë e te gjejme mbeshtetje me te madhe ne jete se sa ti qe ke ditur te na dhurosh dashuri, buzqeshje, frymezim. E tille ke qene edhe me pacientet…”/Mediafokus