Pensionohen mësimdhënësit Ndue Demaj, Xhevrije Berisha e Musa Kurteshi
Në Viti, tre mësimdhënës, Ndue Demaj, Xhevrije Berisha dhe Musa Kurteshi e kanë përmbyllur karrierën e punës.
Kryetari komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka ndarë mirënjohje për ta.
Komuna e Vitisë është mirënjohëse ndaj tyre për punën e madhe dhe kontributin e dhënë në arsim.
”Sot dua të ju falënderoj secilin prej jush për kontributin e çmuar të dhënë në arsim. Për këtë kontribut ju sigurisht se keni edhe vlerësimin më të lartë nga ish nxënsit tuaj të cilët do të ju jenë falendërues për punën që e keni bërë me plotë përkushtim” , u shpreh kryetari Haliti.

