Pensionohet arsimtari i Matematikës, Ramadan Xhelili
Pas një karriere të gjatë dhe të bujshme në arsimin e Gjilanit, gati 45-vjeçare, mësimdhënësi i matematikës, Ramadan Xhelili, është pensionuar.
Një dedikim të veçantë për Danin e ka bërë kolegia e tij në shkollën ‘Thimi Mitko’, Drita Maliqi:
Mësuesi, arsimtari Ramadan Xhelili mbyll karrierën e tij të bujshme, të cilën e dëshmoi me kualitetin intelektual, duke ushqyer trurin njerëzor me dije në lëndën e Matematikes, duke shndërruar masën në një komunitet krenar e të etur për dituri.
X, Y, Z e tij ishte metoda interaktive, kishte fuqinë e aspekteve komunikativo- interaktive te qasjes edukative, mprehtesinë e mendjes dhe madhështinë e zemrës.
Ora e tij mësimore fasciononte me thjeshtësinë, kreativitetin dhe praktikën e rrallë.
Ne nxenesit, koleget e tij shumëvjeçar e pamë shumë qartë se si arriti sukseset, i cili sot edhe na i la me pensionimin dhe nga të cilat ne do të përfitojmë edhe me tutje, pa u ndalë. /Mediafokus.info

