Pensionohet arsimtarja Hazife Halili, ish-këshilltare komunale në një mandat
Është pensionuar në Gjilan Hafize Halili, arsimtare në shkollën “Rexhep Elmazi”. Ajo ka qenë edhe këshilltare komunale në një mandat.
Stafi i shkollës ku punoi ajo deri më tani, ka organizuar një ceremoni rasti, si mirënjohje e falënderimi për kontributin dhe punën e palodhshme ndër vite të znj Halili.
“Shkolla jonë shpreh mirënjohjen dhe respektin më të thellë për arsimtaren e gjuhës shqipe, znj. Hafize Halili, e cila pas një karriere të gjatë e të ndritur në arsim, po e përmbyll rrugëtimin e saj profesional me dinjitet dhe krenari” – thuhet në njoftim.
Gjatë viteve të punës, znj. Halili ka dëshmuar profesionalizëm, përkushtim dhe dashuri të veçantë si ndaj nxënësve, ashtu edhe ndaj gjuhës e kulturës shqipe.
Me punën, urtësinë dhe përvojën e saj, Halili ka ndikuar në formimin arsimor dhe njerëzor të shumë brezave nxënësish, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar arsimore e njerëzore.
Ajo ka qenë një shembull frymëzues, thuhet në njoftimin e shkollës.

