Pensionohet doktoresha e Stomatoligjisë në Gjilan, Rukije Baliu

Pas shumë vitesh pune në shërbim të pacientëve, është pensionuar mjekja Rukije Baliu, stomatologe dhe specialiste e Protetikës në QKMF në Gjilan.

Ajo i ka shërbyer këtij profesioni me shumë dashuri e përkushtim deri në ditën e fundit të punës, duke ua kthyer buzëqeshjen dhe shpresën shumë pacientëve të Gjilanit, Anamoravës dhe Luginës së Preshevës.

Me këtë rast, doktoresha Rukije ka marrë urime të panumërta, duke filluar nga bashkëshorti, Ahmeti, kolegët dhe miqtë e shumtë, gjithandej.

Një dedikim të veçantë i ka bërë djali Ylli.

Sot festojme jo vetem vitet e tua por edhe nje jete te mbushur me dashuri sakrifice dhe perkushtim. Për dekada me rradhe ke sherbyer si stomatologe me zemer duke u dhene buzeqeshje shendet dhe shprese mijera njerezve.

Ke qene shembull force, korrektesie dhe profesionalizmi per familjen dhe per te gjithe ata qe te njohin.

Tani fillon nje kapitull i ri, pensionimi i merituar pas nje rruge te gjate pune dhe suksesi.

Te uroj shendet, paqe dhe dite te mbushura me qetesi, gezim dhe dashuri.

Jemi krenarë per ty dhe mirenjohes per gjithcka qe ke bere per ne.

Gëzuar ditelindjen dhe pensionimin e merituar nene e shtrenjte – ka shkruar i biri, Yll Baliu./Mediafokus