Pensionohet doktoresha Shemsije Hajrizi – një jetë në shërbim të shëndetit të qytetarëve
“Sot pata në vizitë kontrolluese pacienten time të fundit për gjithë karierën time profesionale të gjithë këtyre viteve, e cila si zakonisht mbeti e kënaqur me shërbimin që ia bëra me shumë kënaqësi sikur edhe herave tjera”.
Me këtë shënim e ka përmbyllë karrierën e punës mjekja Shemsije Hajrizi, pas më shumë se 17 vitesh shërbim dhe përkushtim ndaj pacientëve.
Që nga viti 2009, ajo ka kryer profesionin e mjekes në QKMF në Gjilan, duke ofruar shërbime me profesionalizëm, përkushtim dhe humanizëm.
Kolegët e saj e kanë vlerësuar lart kontributin e saj të çmuar dhe punën e palodhshme ndër vite, në shërbim të shëndetit të qytetarëve.
Ajo ka dashur shumë që pos familjarëve tjerë, në ceremoninë e pensionimit të kishte pranë edhe prindërit, por nëna nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa babai nuk jeton prej disa vitesh.
“Nana ime, për shkaqe shendetesore, mungoi në ceremoninë e pensionimit. Ajo ka merituar te jete prezente sepse ka kontibuar shume ne edukimin dhe shkollimin tim. Ajo ka dashur që vajza e saj nje dite te arsimohet dhe te veshi mantelin e bardhe dhe te jete ne sherbim te popullit dhe ta bejë krenare familjen”
Ajo është e bindur se nuk e ka zhgënjyer nënën.
“Mendoj se nuk te kam zhgenjyer me edukaten, sinqeritetin, seriozitetin dhe moralin qe kam shperfaqur gjithmone, gjer me tani, prandaj rri ballehapur dhe behu krenare me edukaten qe ma ke trasuar nga femijeria e hereshme. Lus Zotin qe te na jetosh akoma, sepse ende kemi nevoje per keshillat e tua te çmuara”.
Gjithsesi, me këtë rast, ajo ka bërë një dedikim edhe për babain, i cili nuk jeton më.
“Ishte pikerisht ai qe me inkurajoi me ngulm qe une te behem mjeke dhe t`u ofroj ndihme pacienteve. E cekte shpesh se mjekësia eshte profesion human, hyjnor. Nuk harroj kur më thoshte se ti je nje vajze me zemer te bute, te paster dhe humane, prandaj shfrytezoje kete cilesi qe ta ka dhuruar Zoti. Falemnderit shume i dashuri baba”./Mediafokus

