Pensionohet ekspedituesi i Komunës së Gjilanit, Hamdi Maliqi
Hamdi Maliqi, ekspedituesi i Komunës së Gjilanit, ka arritur moshën e pensionimit.
Ai shërbeu me nder, përgjegjësi e përkushtim të jashtëzakonshëm për më shumë se dy dekada në Komunën e Gjilanit.
Nga kolegët, Maliqi është vlerësuar lartë si shembulli më i mirë i zyrtarit komunal.
Për të treguar anën njerëzore të tij, ju kujtojmë se vite më parë ai gjeti një kuletë me një shumë të konsiderueshme të të hollave në shesh të Gjilanit, të njëjtën e dorëzoi në institucionet komunale dhe pas njoftimit publik nga këta të fundit, qe lajmëruar personi dhe pas deklarimit të saktë për shumën, i ishte dorëzuar kuleta./mediafokus.info/

