Pensionohet Ferat Ferati, zyrtar financiar në Komunën e Gjilanit

Gjenerata e parë e të punësuarve në administratën e re kosovare, tashmë po pensionohet.

Moshën e pensionimit e ka arritur edhe Ferat Ferati, zyrtar financiar në Komunën e Gjilanit.

Ferati e ka përmbyllur me dinjitet detyrën e tij profesionale në institucionet komunale, ku ka dhënë kontribut të madh në organizimin dhe funksionimin e sistemit financiar.

Kolegët e tij thonë se Ferati shquhej për angazhim, korrektësi, sinqeritet, profesionalizën dhe besueshmëri në punë. /Mediafokus.info