Pensionohet gjeodeti Ruzhdi Shabani
Pas një karriere të gjatë, të ndershme e të suksesshme pune, është pensionuar Ruzhdi Shabani, gjeodet në Kadastrën e Gjilanit.
Kolegët dhe kolektivi i kanë organizuar atij një përcjellje të dinjitetshme.
“Sot përcollëm në pensionim kolegun dhe bashkëpuntorin Ruzhdi Shabani – gjeodet njëheresh edhe nje nga puntorët më të vjetër të drejtorisë së gjeodezisë kadastrit dhe pronës, me më shumë se 44 vite kontribut në këtë sektor.
Puna, komunikimi, disiplina, profesionalizmi dhe korrektësia në punë janë vetëm disa nga virtytet e tij.
Ruzhdiu la gjurmë të mëdha në Kadastër, duke qenë pjesmarres pothuajse në te gjitha proceset që kanë ndodhur në këtë sektorim përgjatë këtyre 4 dekadave, ndryshme që janë jo pak, duke pas parasysh evolimin që ka pësuar kjo lëmi, e në veçanti procesi i transformimit nga kadastri manual në atë digjital.
Andaj ne si drejtori jemi gjithmonë falënderues për punën dhe kontributin e tij 44 vjeçar në DGJKP.
Ne bashkëpunëtorë e tij i urojmë Ruzhdi Shabanit jetë të gjatë, shëndet dhe gjitha të mirat në jetën pas pensionimit”, thuhet në një njoftim të kolegëve të tij, të postuar në rrjetet sociale.

