Pensionohet Gjylshene Berisha

Është pensionuar sot Gjylshene Doko Berisha, një nga gratë më të emancipuara të Gjilanit, në kohën e saj, një model të cilin e kanë ndjekur e lakmuar shumë vajza në Anamoravë dhe përtej saj, shkruan Mediafokus.info

Berisha ka qenë një zë i fuqishëm në politikë dhe vendimmarrje, në arsim e kulturë, në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe avancimin e barazisë gjinore.

Sadete Tërnava Osmani, profesoreshë universitare dhe aktiviste e të drejtave të grave ka thënë se Gjylshene Berisha është gruaja më përparimtare që ndonjëherë ka njohur.

‘Njerëzit bëjnë shumë shokë e shoqe sepse edhe kërkesat, dëshirat e përmbushjet ndryshojnë.

Gjylshen Doko Berisha është një, por poliedrike sepse te ajo gjen besnikëri, dashuri, empati, patriotizëm, tema për historinë, kulturën, arsimin, poezinë, parlamentin, jetën e grave, gatimin, modën e kopshtarinë.

Mund ta kem harruar edhe ndonjë tjetër përvojë e virtyt të saj por nuk do të harroj asnjëherë e të mos them publikisht faleminderit për tërë punën e mire që ke bërë për qytetin e Gjilanit’ ka shkruar në dedikimine saj Tërnava Osmani./Mediafokus.info