Pensionohet gjyqtari Zyhdi Haziri

Pas një përvoje pune prej njëzetepesë (25) vjetësh në gjyqësor, gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Zyhdi Haziri ka arritur moshën e pensionimit.

Në mbledhjen e kolegjiumit të gjyqtarëve, kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj, ka ndarë mirënjohje falënderimi për gjyqtarin Haziri.

Me këtë rast, kryetari Totaj ka falënderuar gjyqtarin Haziri për kontributin e dhënë në sistemin e drejtësisë në vend, duke i uruar shëndet dhe mbarësi në jetë.

Për disa vite rresht, Haziri ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Gjilanit, si dhe kryetar i saj.