Pensionohet Hysnije Xhelili, mësuesja e cila për shumë vite mbolli dije e dashuri për shkollën dhe gjuhën shqipe
Pas shumë vitesh punë në arsim, në fshat e qytet, Hysnije Xhelili e ka përmbyllur karrierën e saj në shkollën “Thimi Mitko” në Gjilan, prej nga është pensionuar.
Puna me nxënës ka qenë një kapitull i bukur i jetës së mësueses Hysnije, e cila këtë profesion e kreu me shumë përkushtim, duke ndarë dije e dashuri për gjuhën shqipe, kudo që punoi.
Me rastin e pensionimit të saj, djali Vigani ka bërë një dedikim të veçantë për nënën:
Urime Ditëlindjen dhe Pensionimin, Nënë e Dashur!
Në këtë ditë të veçantë, ku festojmë jo vetëm një tjetër vit jete, por edhe mbylljen e një kapitulli të bukur e të ndritur në jetën tënde profesionale, dua të të them sa krenarë jemi për ty.
Me përkushtimin tënd në arsim, ke ndikuar në jetët e shumë brezave, duke ndarë dije, dashuri dhe durim. Ke qenë jo vetëm një mësuese e përkushtuar për nxënësit e tu, por edhe një shembull frymëzimi për të gjithë ne.
Tani është koha jote – për të pushuar, për të shijuar frytet e punës dhe për t’u marrë me gjithçka që të sjell gëzim. Uroj që kjo fazë e re të jetë e mbushur me shëndet, lumturi, udhëtime, qetësi dhe shumë dashuri nga ne që të duam pafund.
Gëzuar ditëlindjen dhe urime për pensionimin! Të duam shumë!/Mediafokus.info

