Pensionohet ikona e Teatrit të Gjilanit, Mejreme Berisha

Pas një pune shumëvjeçare në skenë, është pensionuar aktorja ikonë e Teatrit të Gjilanit, Mejreme Berisha.

“Urojmë nga zemra aktoren tonë të dashur, Mejreme Berisha, e cila sot hyn në pension pas një jete të tërë të përkushtuar skenës dhe Teatrit të Gjilanit. Faleminderit për artin, njerëzinë dhe gjurmën që ke lënë tek të gjithë ne. Skena do të mbajë gjithmonë dritën tënde”, thuhet në urimin e Teatrit.

Aktorja është përgëzuar edhe nga kolegët dhe adhuruesit e saj:

Nexhmedin Ymeri, ish-aktor dhe ish-gazetar, ka shkruar: Artistja ikonë e Teatrit të Gjilanit vazhdo tutje…Të faleminderit shumë për gjithçka që bëre për Teatrin e Gjilanit dhe, veçmas për sjellje të veçantë me të gjithë kolegët, për të cilët ishe shembull i mirësisë!

Nebi Islami: Të uroj shëndet, mbarësi dhe jete te mëtejshme artistike aktive sepse je e pazëvendësueshme!

Agim Zeka: Paq shëndet dhe realizime te shumta skenike ne te ardhmen. Shfaqjet teatrale kane karaktere te kësaj moshe kështu qe teatri kursen ne shpenzime te grimit!

Sherif Fejzullahu: Besnike e artit dhe kulturës tere jetën. Punëtore e pa lodhshme me përkushtim qe është vlerësuar me shume mirënjohje për meritat e saj.

Josif Papagjoni: Urime Mejremes, një aktore e ngrohte, e vërtetë, me kaq shume kontribute ne teatrin e Gjilanit, grua fisnike, shprehje e qytetarisë, e finesës, duke zbukuruar jetën e gjilanasve dhe shqiptareve me rolet e shumte te saj. Vite te bukura, te paqta, mes familjareve, miqve dhe teatrit.

Herolinda Bucaliu Bajrami: Falënderim për aktoren qe nder vite na ka dhuruar emocione e buzëqeshje ne publik.

Viktor Zhusti: Qofshi kurdoherë një shpirt i bukur e shpresëdhënës!

Burim Baftiu: Je shembull se si duhet te jete një aktore!

Stina Fejzullahu: Shëndet për ikonën e teatrit te Gjilanit

Ardian Emini: Aktori nuk pensionohet, gjithë jetën mbetet aktor… ashtu duhet edhe trajtuar.

Donjeta Zeqiri: Urime ditëlindjen dhe pensionimin ikone, sot festojmë jo vetëm vitet por te gjitha rolet, duartokitjet dhe kujtimet qe ke lënë pas.

Shemsi Doda: Uroj që kjo fazë e re e jetës të jetë plot qetësi, kohë për vete, krijimtari të reja dhe gëzime që i ke merituar me vite të tëra pune e sakrifice!

Naser Shatrolli: Për aktoret mosha e pensionimit është dëshmi për pjekuri skenike – kurrsesi stopim i punës!

Visa Buki: Faleminderit për kohet dhe momentet e bukura qe kemi ndarë ne skene dhe jashtë skenës, faleminderit për emocionet e shumta qe ke dhuruar publikut, faleminderit për punën, kreativitetin, profesionalizmin, sakrificat, mbrojtjen, përkrahjen mbi te gjitha për dashurinë për Teatrin, skenën, artin, për një jete ne teatër e ne art. Ju jeni dhe mbeteni yll e skenës, teatrit dhe artit ne përgjithësi. Te përqafoj fort nga Franca, Buki./Mediafokus